A i përfaqëson tetovarët “Djaxha Rakip” në Amerikë, ja çka thotë Bilall Kasami (VIDEO)

Bilall Kasmami është kryetari i vetëm i cili ka përplasje me shumë ambsadorë të hauj në Maqedoninë e Veriut. Ai pasi ofendoi ambsadorin e Shqipërisë Denian Meidanin dhe Shqipërinë, portali TS ka mësuar se ai nuk i ka raportet e mira edhe me ambasadoren e Amerikës Angela Ageler.

Por në lidhje me këtë, Kasami ditë më parë ka qenë në një udhëtim në Amerikë, por nuk ka qenë me përfaqësues nga komuna, por me dajën e tij që në Tetovë njihet si “Dajxha Rakip”.

I pyetur nga portali TS se kënd e përfaqëson “Dajxha Rakip” në Amerikë a i përfaqëson tetovarët, kreu i Tetovës Bilall Kasami u shpreh se ai ka qenë vetëm shoqërues dhe harxhimet i ka paguar vetë ai.
“Sigurisht kam pasur me vete shoqërues, dhe ai ka qenë me mua aty. Të gjitha harxhimet i ka paguar ai pra pjesën e vetë. Nuk ka lidhje me intresin publik kjo” u shpreh Kasami duke shtuar se ai i përfaqëson tetovarët në Amerikë ai ka qenë shoqëruesi im dhe të gjitha shpenzimet i ka mbuluar vetë. /TS/