57 vatra zjarri sot në Kosovë, 46 janë lokalizuar, 11 ende aktive, AME rikujton numrat emergjentë dhe bën thirrje për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në territorin e Kosovës. Nga to, 46 janë lokalizuar, ndërsa 11 të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas raportit, situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Në fund, Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës si dhe bashkëpunimin e qytetarëve.