Me ftesën e presidentit të Kinës Xi Jinping, 26 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, u bë e ditur të enjten në një konferencë shtypi.
Ndërkohë, me ftesë të qeverisë kineze, në aktivitetin përkujtimor do të marrin pjesë dhe kryetarë parlamenti, zv.kryeministra, përfaqësues të nivelit të lartë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe ish-politikanë.