Roma ka bërë goditjen e radhës në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesit të ri irlandez, Evan Ferguson.
Klubi italian ka arritur marrëveshje me Brighton për një huazim me të drejtë blerjeje.
19-vjeçari konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit britanik dhe pas një eksperience të shkurtër te West Ham, tani do të provojë veten në Serie A me fanellën verdhekuqe.
“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Evan Ferguson nga Brighton & Hove Albion. Ferguson do t’i bashkohet Romës në formë huazimi me të drejtë blerjeje”.
“I lindur në Bettystown më 19 tetor 2004, Ferguson është lojtari i parë irlandez që i bashkohet Romës. Duke e filluar karrierën e tij te Bohemian FC, ai u bashkua me Brighton në vitin 2021 për të luajtur në Premier League dhe në janar 2025 u huazua te West Ham”.
“Ai debutoi për ekipin kombëtar të Irlandës në nëntor 2022 dhe deri më sot ka shënuar katër gola në 18 paraqitjet e tij. Ai ka grumbulluar 103 paraqitje dhe 21 gola për klubin dhe kombëtaren. Ferguson ka zgjedhur fanellën me numrin 11. Mirë se erdhe në Romë, Evan”, ka njoftuar Roma.
Ky transferim shihet si një investim premtues nga Roma, që vazhdon të fokusohet te lojtarët e rinj me potencial të madh ndërkombëtar.