Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se tetë vatra të zjarrit në Maqedoninë e Veriut janë ende aktiv
Ndër vatrat aktive është edhe zjarri mis Bllacës dhe Çuçer Sandevës.
Më 07.07.2025, deri në orën 18:00, janë evidentuar gjithsej 8 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave:
AKTIVE:
Komuna Prilep: f. Beshishte – zjarr në pyll të përzier
Komuna Makedonski Brod: f. Qreshnevo – digjet pyll i degraduar i dushkut dhe shkurre
Komuna Çashkës: nën Sollunska Glava, midis burimeve të Babunës dhe Babina Dupka – nuk ka flakë aktive, por ka tym në pjesë shkëmbore
Komuna Çuçer Sandevo: midis f. Bllacë f. Çuçer – pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët
Komuna Makedonski Brod: lagj. Samokov – në fabrikën „Suvenir“ është përfshirë nga zjarri një magazinë/hallë me goma dhe paleta
Komuna Makedonski Brod: f. Slatino – digjet shtresa e gjletheve dhe vegjetacion i ulët
Komuna Staro Nagoriçane: f. Belakovce – zjarr pyjor
Komuna. Dojran: f.Nikoliç – digjet pyll i ulët.