Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian theksoi të enjten që këmbëngulja nga Shtetet e Bashkuara për vendosjen e “tarifave të fentanilit” minon seriozisht dialogun dhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të drogës ndërmjet të dy vendeve.
Duke iu përgjigjur në një konferencë të rregullt shtypi një pyetjeje për këtë çështje, Lin tha se pala kineze e ka bërë të qartë më se një herë që fentanili është problem i ShBA-së, jo i Kinës, dhe përgjegjësia qëndron në anën e ShBA-së.
Duke shpërfillur vullnetin e mirë të Kinës, ShBA-ja këmbëngul në vendosjen e “tarifave të fentanilit”, gjë që dëmton seriozisht bashkëpunimin dypalësh kundër drogës dhe rrezikon interesat e Kinës, vuri në dukje ai.
Zëdhënësi shtoi se, në qoftë se pala amerikane do me të vërtetë që të bashkëpunojë me Kinën, ajo duhet të përballet me faktet objektive dhe të kërkojë dialog me Kinën duke u bazuar në barazinë, respektin dhe përfitimet e ndërsjella.