Trembëdhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime spitalore dhe dëshmitarë okularë, ushtria izraelite këtë mëngjes shënjestroi shtëpitë dhe tendat e palestinezëve ku po strehoheshin njerëzit e zhvendosur në pjesë të ndryshme të Gazës.
Tenda, e vendosur në zonën Mewasi të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, u godit nga një sulm ajror. Tetë palestinezë, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën në sulm dhe shumë të tjerë u plagosën.
Tre palestinezë të tjerë u vranë në bombardimin e një apartamenti dhe një kafeneje në Kampin e Refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripin Qendror të Gazës.
Dy persona u vranë në një sulm të ushtrisë izraelite që synonte një shtëpi në lagjen Sabra, në jug të qytetit të Gazës.