Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.
Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më me punësimet, emërimet, tenderët dhe privilegjet që i garantonin rehati politike.
Sot flet për “dështimin e qeverisë”, por harroi se për më shumë se një vit ishte vetë pjesë e saj. Madje thurte lavde për kryeministrin, lavde që tani mundohet t’i fshijë me gomë.
E thotë se iku për shqiptarët por kur iku, nuk u dëgjua asnjë protestë. Sepse shqiptarët e dinë të vërtetën Taravari nuk largohet për ta, por vetëm kur nuk merr më çfarë kërkon.
Në të vërtetë, u largua për t’u bërë patericë e partisë së nongratave. Sepse kur nuk të ecën më me miqtë dhe shokët që i tradhtove, dhe pasi ke shitur 107 mijë vota të shqiptarëve, përfundon në koshin e atyre që dikur i quaje armiq.
Kur nuk të ecin pazaret, është e lehtë të kujtosh parimet. Por parimet nuk janë valixhe që i hap e i mbyll sipas interesit të ditës.
VLEN do të vazhdojë të punojë për ndryshimin e vërtetë, me njerëz që nuk e shesin votën e shqiptarëve për hesap personal. Nuk na duhen “alternativa të reja” që kanë fytyrën e vjetër të Taravarit njerëz që s’kanë qenë kurrë me qytetarin, por gjithmonë me kalkulimin.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Festivali “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” bashkoi kulturat në zemër të Shkupit
- Ali Ahmeti: Ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfundojnë në bankën e historisë
- Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian
- Evropa nuk kërkon përsosmëri nga ne. Kërkon seriozitet, reforma dhe respekt për vlerat demokratike
- Artin Spahiu shpërthen pas kërcënimeve të Albi Qamilit ndaj Rami Mislimit: Sharja e një fëmije 2-vjeçare është varfëri morale dhe falimentim njerëzor
- Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Dënim publik për kërcënimet ndaj Rami Mislimit
- Faton Ahmeti: Urgjentisht të zbardhet kërcënimi i Rami Mislimit
- Arjanit Hoxha: Të zbardhet menjëherë kërcënimi i gazetarit Rami Mislimit
- Bujar Osmani: Fyerja e gërditshme ndaj vajzës dyvjeçare të gazetarit Rami Mislimi është e papranueshme
- Hisen Xhemaili reagon ndaj kërcënimit ndaj Rami Mislimi: “Kërcënimi ndaj një fëmije 2-vjeçare tregon ligësinë ekstreme njerëzore”