Arben Taravari vazhdon të flasë me të njëjtat fraza që i përdor sa herë ndërron anë një herë në qeveri, një herë në opozitë por gjithmonë në kërkim të alibisë për vendime që nuk kanë asnjë parim.
Ai nuk u largua nga qeveria për bindje, por sepse nuk mund të duronte më të ishte pa kontroll. Nuk mund të manipulonte më me punësimet, emërimet, tenderët dhe privilegjet që i garantonin rehati politike.
Sot flet për “dështimin e qeverisë”, por harroi se për më shumë se një vit ishte vetë pjesë e saj. Madje thurte lavde për kryeministrin, lavde që tani mundohet t’i fshijë me gomë.
E thotë se iku për shqiptarët por kur iku, nuk u dëgjua asnjë protestë. Sepse shqiptarët e dinë të vërtetën Taravari nuk largohet për ta, por vetëm kur nuk merr më çfarë kërkon.
Në të vërtetë, u largua për t’u bërë patericë e partisë së nongratave. Sepse kur nuk të ecën më me miqtë dhe shokët që i tradhtove, dhe pasi ke shitur 107 mijë vota të shqiptarëve, përfundon në koshin e atyre që dikur i quaje armiq.
Kur nuk të ecin pazaret, është e lehtë të kujtosh parimet. Por parimet nuk janë valixhe që i hap e i mbyll sipas interesit të ditës.
VLEN do të vazhdojë të punojë për ndryshimin e vërtetë, me njerëz që nuk e shesin votën e shqiptarëve për hesap personal. Nuk na duhen “alternativa të reja” që kanë fytyrën e vjetër të Taravarit njerëz që s’kanë qenë kurrë me qytetarin, por gjithmonë me kalkulimin.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Koalicioni VMRO–VLEN–LEVICA po zbaton “Safe City” në mënyrë selektive, po shkel Ligjin e Gjuhëve dhe po dëmton ekonominë e qytetarëve me dënime disproporcionale
- Media britanike ‘The Mirror’ i bën jehonë protestës së opozitës: Demonstrata masive në Tiranë kundër korrupsionit të qeverisë Rama
- LSDM nëse nuk ndryshon, ka rrezik të zhduket!
- 15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet
- Adnan Azizi: 3 humbjet që e fundosin BDI-në
- Toshkovski në terren: Po bëhet verifikimi përfundimtar i kamerave nga “Safe City”
- Nesër protestë në Malin e Zi, bllokohet për 48 orë qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria
- Rama, pas protestës: Opozita e vetme në Europë me program dhunën, si ato të para 100 viteve
- 18 të arrestuar dhe 11 policë të lënduar gjatë protestës së PD-së në Tiranë
- Mosmarrëveshja përfundoi me të shtëna armësh, arrestohen tre persona në Suharekë