Është vënë nën kontroll zjarri në fshatrat e Zhelinës, në Cerovë dhe Grupçin.
Siç bën të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali, ai dhe kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu ndodhen ende në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.
“Situata vazhdon të ndiqet me kujdes, ndërsa ekipet mbeten në terren deri në eliminimin e plotë”, thotë Ali.
Ai më tej ka bërë të ditur se ndërhyrja është bërë nga ekipet e QMK-së, Njësia e Zjarrfikësve e Tetovës dhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, makina të specializuara për shuarjen e zjarreve.