Videoja që shpjegon gjithçka, kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun

Mediat kanë publikuar pamje të reja nga momenti i arrestit të ndjerit Agon Zejnullahun.

Sipas pamjeve që ka publikuat “T7”, shihet se si policia e ngulfati të ndjerin Agon Zejnullahu.

Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

Ndryshe, Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu.