VIDEO| Përplasje e dhunshme në Lumin e Shalës, plagosen rëndë dy të rinj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku një konflikt i dhunshëm mes të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur një grup të rinjsh shqiptarë, që ndodheshin në zonë si turistë, janë përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë destinacion të njohur veror. Sherri, që dyshohet se nisi pas një debati verbal, ka eskaluar në dhunë fizike ku janë përdorur mjete të forta.

Dy të rinj janë plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore në spital.

Megjithëse Lumi i Shalës është kthyer në një nga pikat më të vizituara verore të Shqipërisë, në zonë mungon një prani e përhershme e policisë, duke e bërë të vështirë menaxhimin e rasteve të tilla të dhunshme të cilat janë të përsëritura.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.