VIDEO: Një traget përfshihet nga flakët pranë brigjeve indoneziane, pasagjerët hidhen në det

Trageti i pasagjerëve KM Barcelona VA, që lundronte nga Ishujt Talaud për në Manado, u përfshi nga flakët në brigjet e Sulawesi-t të Veriut, raportoi gazeta britanike The Sun , duke cituar shërbimin e kërkim-shpëtimit të Manados.

Në bord ndodheshin 280 pasagjerë dhe për shkak të zjarrit, njerëzit u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar flakëve.

Sipas autoriteteve lokale, katër vdekje u konfirmuan deri në orën 16:00 sipas orës lokale, por numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Operacioni i shpëtimit është ende duke vazhduar: rreth 150 persona u nxorën nga deti nga shërbimet e emergjencës dhe peshkatarët vendas. Pasagjerët e mbetur rezultojnë të zhdukur.

Anijet KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F u dërguan në vendin e aksidentit dhe shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Tragetet në Indonezi shpesh kanë probleme për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe kontrolleve të dobëta të sigurisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo