Valë e re e ngrohtë, Enti për Punë Hidrometeorologjike kujtoi rekomandimet

Enti për punë hidrometeorologjike njoftoi se nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër do të pasojë periudhë me mot diellor dhe shumë të ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Mot shumë i ngrohtë pritet gjatë javës së ardhshme të punës, kur temperatura ditore në të gjitha vendet do të jetë mbi 30 gradë Celsius, në shumë vende do të kalojë 35 gradë, dhe në disa vende edhe mbi 40 gradë. Kjo do të thotë se javën e ardhshme do të kemi një valë të re të nxehtësisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kujton rekomandimet e përgjithshme.

Disa nga këto rekomandime janë qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00. Duhet të merret mjaftueshëm lëngje, natyrisht pa alkool dhe pije të ëmbëlsuara, të vishen rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, të evitohen aktivitetet fizike në orët më të nxehta të ditës, dhe në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, rrahje të shpejta të zemrës – menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.