Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, ka vendosur masa të rrepta për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e temperaturave ekstreme. Ministri zhvilloi një takim me Drejtorin e Inspektoratit, Gani Maksuti, për të koordinuar kontrollet në terren. Në seancën e 95-të të Qeverisë, më 22 korrik 2025, u miratuan masat nga Plani i Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë (2025–2030). Nga 23 deri më 26 korrik:✅Gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç lirohen nga detyrimet e punës;✅Mundësohet puna në distancë dhe orari fleksibël ose i dyfishtë;✅Ndalohet puna nga ora 11:00 deri në 17:00 për ata që punojnë në rrezet direkte të diellit;✅Punëdhënësit duhet të sigurojnë kushte mikroklimatike deri në 25°C në ambientet e brendshme. Gjithashtu, institucionet shëndetësore, sociale dhe arsimore aktivizojnë protokollet emergjente për rastet e mbinxehjes, ndërsa popullata do të informohet rregullisht për rekomandimet e sigurisë. “Punëtorët janë dhe mbeten prioriteti ynë. Nuk do të lejojmë që askush të ekspozohet ndaj rrezikut. Punëdhënësit që nuk respektojnë masat do të përballen me inspektime të rrepta dhe masa ligjore”, theksoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Qeveria apelon për respektim të plotë të rekomandimeve për të shmangur pasojat e rrezikshme të temperaturave ekstreme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Inspektori” shkupjan e mashtroi gruan me mbi 2 mijë dollarë, kinse vajzat e sajë kishin pësuar aksident
- Vd*kje në qelinë e burgut të Shkodrës, 20-vjeçari i dënuar humb jetën
- Rama letër të hapur Kurtit: Zhbllokoni Unazën e Prishtinës, mos rrezikoni 82 milionë euro grant
- Moti sot me vranësira dhe reshje lokale të shiut
- Vjosa Osmani për BBC: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap historik!
- Doli nga rruga me veturë, humb jetën 46 vjeçari në Shkup
- “Protesta dje kishte një risi themelore”, Berisha akuza policisë: Përdorën gaz lotsjellës të skaduar, është helm
- Ligji për mbrojtje nga duhani, rrezikon mbylljen e mbi 4.000 bizneseve të vogla
- Përmbyllet procesi i rinumërimit në 23 komuna
- Koalicioni VMRO–VLEN–LEVICA po zbaton “Safe City” në mënyrë selektive, po shkel Ligjin e Gjuhëve dhe po dëmton ekonominë e qytetarëve me dënime disproporcionale