Ukrainasit eliminojnë tre ushtarë të Kadyrovit në Zaporizhzhia, momenti kur vetura e tyre hidhet në erë

Forcat speciale të inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR), kryen një pritë të suksesshme kundër luftëtarëve nga njësia “Akhmat” pranë fshatit Velyka Bilozerka në rajonin e Zaporizhzhia.

Duke përparuar më shumë se 30 kilometra thellë në territorin e pushtuar, ushtarët eliminuan tre ushtarë të Gardës Kombëtare Ruse dhe u kthyen në bazë.

“Akhmat” është një njësi luftarake e Gardës Kombëtare Ruse e përbërë kryesisht nga forca sigurie çeçene dhe në varësi të drejtpërdrejtë të kreut të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

“Si rezultat i një shpërthimi të automjetit, tre luftëtarë të ‘Akhmat’ u neutralizuan. Gjatë operacionit, u mblodhën gjithashtu informacione mbi logjistikën, pajisjet dhe postet komanduese të armikut”, thuhet në deklaratën e HUR.

Agjencia publikoi gjithashtu një video të operacionit, ku shihen lëvizjet e pjesëtarëve të Akhmatit që më pas neutralizon në shpërthimin e fuqishëm që mund të shihet.