Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi. Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ishtë për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.
Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiptare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.
Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për mediat deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk në lidhje me këtë çështje është tashmë i qartë për institucionet shqiptare – e që përputhet me opozitën.
Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës terroriste FETO.