Operatorët ukrainas të dronëve nga Batalioni i 424-të Svarog, kanë shkatërruar një sistem eksperimental rus të luftës elektronike (EW) KOP-2 në vijën e frontit.
Trupat ukrainase deklaruan se ky sistem i rrallë dhe i shtrenjtë EW ishte përpjekja e Rusisë për t’iu kundërvënë dronëve ukrainas.
KOP-2 skanon spektrin e radios në një gamë të gjerë frekuencash, zbulon kanalet e përdorura nga dronët dhe përpiqet t’i bllokojë ato me ndërhyrje të fuqishme.
Zakonisht vendoset për të mbrojtur asetet ushtarake me vlerë të lartë, veçanërisht sistemet e mbrojtjes ajrore, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në kushte reale luftimi, sistemi dështoi t’i rezistojë sulmeve nga dronët ukrainas. Sulmi i parë dëmtoi pajisjet dhe i dyti e shkatërroi plotësisht sistemin rus.