Grupi militant kërkon garanci që propozimi i ri për armëpushim, i mbështetur nga SHBA-ja, do të sigurojë përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.
Dy zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se disa detaje ende po përpunohen.
Përplasja më e fundit në konfliktin shumëvjeçar izraelito-palestinez kishte shpërthyer në tetorin e 2023-tës, kur Hamasi e pati sulmuar Izraelin, duke vrarë të paktën 1,200 persona dhe duke kapur rreth 250 pengje.
Krahas kësaj, në Ministrinë e Shëndetësisë në Gazë kanë njoftuar se fushata e mëvonshme ushtarake e Izraelit ka vrarë mbi 56,000 palestinezë.
Kjo fushatë ka shkaktuar gjithashtu një krizë urie, ka zhvendosur të gjithë popullsinë e Gazës brenda territorit dhe ka nxitur akuza për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Një armëpushim i mëparshëm dymujor përfundoi më 18 mars, kur sulmet izraelite vranë më shumë se 400 palestinezë.