Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.
Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.
Rama nga samiti në Shkup: Shqipëria, më afër se kurrë me BE-në
Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Ndërkaq, siç raporton Top Channel në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka kryer marrëdhënia seksuale vetëm një herë në makinë, derisa tha se po ktheheshin nga Tirana, duke a pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin. Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.