Tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se në Maqedoninë e Veriut tre zjarre janë aktive.

Zjarre aktive:

1. Në Komunën e Prilepit, fshati Beshishte,

2. Makedonski Brod, fshati Çreshnevo – vendi i quajtur Cero Pole dhe

3. Komuna e Çashkës, nën majen Sollunska Glava – midis vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Vrima e Babës.