Tragjike në Afrikë! Dy turiste humbën jetën në Zambia pasi u sulmuan gjatë një safari nga një elefant

Dy turiste femra nga Britania dhe Zelanda e Re u vranë nga një elefant ndërsa ishin në safari në një park kombëtar në Zambia, tha policia në vendin afrikan.

Viktimat, të moshës 68 dhe 67 vjeç, u sulmuan nga një elefant femër me këlyshin e saj.

Udhëzuesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin përpara se ai të sulmonte gratë.

Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat, por udhëzuesit nuk arritën ta parandalonin sulmin dhe dy gratë u vranë në vend.

Incidenti tragjik ndodhi në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambian lindore.

Elefantët femra janë jashtëzakonisht mbrojtës ndaj të vegjëlve të tyre dhe mund të reagojnë në mënyrë agresive nëse perceptojnë një kërcënim.