Tragjedi në Mal të Zi, babai vret vajzën 2 vjeçare dhe më pas edhe veten, trupat gjenden në shtëpi nga kryefamiljari

Mbrëmë, në afërsi të Nikshiqit në Mal të Zi, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Sipas mediave lokale. Z.D, pasi ishte grindur me gruan e tij, kishte marrë vajzën e tij dy vjeçare dhe ishin larguar në drejtim të panjohur, transmeton Express.

Siç raportohet, ai kishte vrarë vajzën e tij dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.

Siç raporton Pink.rs, trupat e babait dhe vajzës u gjetën në Golija, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Në polici rastin e kishte njoftuar babai i Z.D, i cili kishte treguar se në shtëpi ka gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës, në qytetin Golija rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Oficerët e policisë dhe ekipi i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e të dy personave.

Hetimi në vendngjarje është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.

Masat dhe veprimet policore dhe prokuroriale të ndërmarra deri më tani tregojnë dyshimin se Z.D. ka kryer vrasjen e një fëmije, pas së cilës ka kryer vetëvrasje, duke përdorur armë zjarri.