Thaçi për vitet që po kalon në Hagë: Jeta nuk rikthehet, por shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për pesë vitet që i ka kaluar në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Thaçi u shpreh se si i burgosur, njeriu është si peshku pa ujë, e qelinë e cilësoi si “acar i jetës”.
“Burgu kjo jetë e re në botën e re jo të këndshme, e çuditshme dhe e huaj. Në këto rrethana izolimi, errësire dhe vetmie gjërat ngatërrohen me brishtësi e pasion. Ende po arrijë të maksimalizoj shpresën dhe angazhimin dhe minimizoj tendencën e mërzisë dhe kotësisë”, tha Thaçi në Rubikon.
Tutje, ish-kreu i shtetit u shpreh se kurrë ritmi i jetës së tij nuk ka lëvizur më shpejt sesa periudha që ka kaluar në Hagë, teksa u shpreh se “jeta nuk rikthehet, por shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë”.
“Mund të tingëlloj naiv apo absurd, por kurrë ritmi i jetës sime nuk ka lëvizur më shpejt sesa periudha që kam kaluar këtu, por për fat të keq janë vite “qetësisht” dhe “butësisht” të humbura”.
“Është kohë e humbur jetësore prej më të mirave dhe më efektive që mund ketë qenia njerëzore vite pa mision të zgjedhur nga ana ime. Jam i vetëdijshëm, jeta nuk rikthehet. Por, shpirtin mund të ma merr veç ai që ma ka dhënë”, tha Thaçi,