Tetovari mashtrohet nga një kompani nga Tearca, porosit materiale ndërtimore prej 126.755 denarësh, ngel edhe pa materialet edhe pa paratë
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër një subjekti juridik nga Tetova dhe H.A. (59 vjeç) nga fshati Tearcë i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Gjatë muajit qershor 2024, të paditurit kanë nënshkruar një marrëveshje me një person nga Tetova për furnizim me material ndërtimor në vlerë prej 126.755 denarësh. Megjithëse pagesa ishte kryer, materiali ndërtimor nuk iu dorëzua palës së dëmtuar.