Tetë zjarre janë aktive, 12 të shuar, një nën kontroll – QMK zbulon detajet

Zjarri në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Creshnevo, Krapa, Sllatinë dhe Deviç, është vënë nën kontroll.

Që nga ora 18:30, janë regjistruar gjithsej 21 zjarre, tetë prej të cilave janë ende aktive. 12 zjarre janë shuar dhe një është vënë nën kontroll, tha Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në Nikoliq të Dojranit, në fshatrat Xhidimirci dhe Krushje të Velesit, në fshatin Laski të Vinicës, në fshatin Lokvicë në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Zjarre aktive ka edhe në fshatin Çegran të Gostivarit dhe në komunën e Kumanovës – Lipkovës, mbi fshatin Umin Dol drejt fshatit Nikushtak. Nga rajoni i Shkupit, zjarre aktive ka në komunën e Çuçer-Sandevës, në mes të fshatit Gornjani drejt fshatit Bllacë, drejt autostradës dhe në komunën e Shuto Orizarës, në rrugën “Indira Gandi”.

Zjarri në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Creshnevo, Krapa, Sllatinë dhe Deviç, është vënë nën kontroll.

Janë shuar 12 zjarre, përfshirë zjarrin pranë fshatit Gornjani – komuna e Çuçer Sandevës, pranë stadiumit në Gostivar, në fshatin Perovo në Resnjë, në komunën e Kumanovës, në zonën e fabrikës FZC dhe në zonën e quajtur Parmakovi nivi. Zjarre janë shuar edhe në komunën e Staro Nagoriçanit, pranë fshatrave Pelincë dhe Milutinci, komuna e Kriva Palankës, pranë fshatit Gradec, në zonën e quajtur Gjošinska mala.

Dy zjarre janë shuar në Ohër, pranë fshatit Orovnik dhe vendbanimit Daljan. Në rajonin e Prilepit është shuar zjarri përgjatë rrugës nga hoteli “Salida” deri në Manastir dhe zjarri midis fshatrave Llazhan dhe Ropotovë.