Temperaturat e larta në Europë: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u pyet për vështirësinë e madhe të shkollave franceze për të përballuar kushtet aktuale klimatike.

Më shumë se 1,350 shkolla në të gjithë Francën u mbyllën plotësisht e disa pjesërisht sot, pasi klasat rezultuan të nxehta të rrezikshme për fëmijët dhe mësuesit, si dhe mes zemërimit nga sindikatat e mësuesve.

Në Paris, i cili ishte në gatishmëri maksimale për valën e të nxehtit, prindërit u këshilluan t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi të martën dhe të mërkurën. Disa qytete të tjera si Troyes dhe Melun i mbyllën të gjitha shkollat.

Bayrou tha se ministria e Arsimit do të hapte bisedime me kryetarët e bashkive se si të përshtaten ndërtesat shkollore, shumica e të cilave janë jashtëzakonisht dobët të izoluara.

Mes temperaturave të larta sot, disa mësues të Parisit nuk kishin asgjë më shumë se një spërkatës me ujë në tavolinën e tyre për të spërkatur vazhdimisht fëmijët në klasa me shpresën për t’u freskuar.