Të shtëna me armë gjatë një feste familjare në Aerodrom të Shkupit – arrestohet 52-vjeçari

MpB njofton se me datë 19.07.2025, në orën 23:05, në Shkup, në territorin e komunës Aerodrom, zyrtarët policorë nga SPB Shkup arrestuan E.Z. (52) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se rreth orës 20:45 gjatë një feste familjare ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje, policia konstatoi se E.Z. kishte qëlluar në ajër me një armë zjarri. U gjet dhe u sekuestrua një pistoletë gazi e markës “Ekol Special 99” kalibër 9 mm dhe fishekë gazi. Gjithashtu u gjetën dhe u morën për procedurë të mëtejshme gëzhoja të shkrepura. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës.