Taravari: Ambasadori Meidani, një zë i fuqishëm për kauzën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale vlerësimin dhe mbështetjen e tij për ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Denion Meidani.

“Në një moment tepër delikat për shqiptarët në Maqedoni, ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij z. Denion Meidani, është një nga figurat më të mira që kemi fatin të jetë avokat i madh i kauzës shqiptare,” shkruan Taravari në postimin e tij.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët shton se ambasadori Meidani përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe mbështet hapur të drejtat legjitime të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke qenë i pranishëm mes qytetarëve.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve: Faleminderit z. Ambasador!”, përfundon ai.