Takimi i Kryetarit Gashi me Karol Mezhevan

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Karol Mezhevan, drejtoreshën e re të
Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Në takim, Kryetari Gashi shprehu mirënjohje dhe kënaqësi për vizitën e drejtoreshës
Mezhevan dhe e uroi për zgjedhjen e saj në detyrën e re. Njëkohësisht, theksoi se mund ta
shohë Kuvendin si partner në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Drejtoresha Mezhevan theksoi se punon drejtpërdrejt me pushtetin ekzekutiv, por Kuvendi i
miraton ligjet dhe për këtë arsye komunikimi i drejtpërdrejtë është veçanërisht i
rëndësishëm në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivelin e analizës së ligjeve që lidhen me
makroekonominë, financat dhe bashkëpunimin ndërsektorial në ekonomi.

Fokusi i takimit ishte në një sërë projektesh në të cilat Banka Botërore po punon në fushat e
energjetikës, shëndetësisë, arsimit, politikës dhe ndihmës sociale, infrastrukturës dhe
digjitalizimit.
Bashkëbiseduesit ishin unanimë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në të ardhmen,
përmes investimeve në infrastrukturë, si dhe përmirësimit të reformave dhe rregullativës
ligjore.

Takimi i Kryetarit Gashi me Karol Mezhevan