Takim Bozhinovska me zëvendësministren e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë, Maria Tripodi
Në kuadër të Forumit të Biznesit “Itali – Maqedonia e Veriut”, i cili u mbajt sot në Shkup,
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerare, Sanja Bozhinovska, zhvilloi takim
bilateral me Znj. Maria Tripodi, zëvendësministre e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit
ndërkombëtar të Republikës së Italisë.
Gjatë takimit u shpreh kënaqësia e përbashkët për bashkëpunimin ekonomik dhe politik gjithnjë e
më intensiv mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë, ku ka një interes të
konsiderueshëm nga kompanitë italiane për të investuar në teknologji të gjelbra dhe të
qëndrueshme.
Ministrja Bozhinovska e informoi bashkëbiseduesen për projektet aktuale të zbatuara nga
Ministria, si dhe për mundësitë e reja për investime të huaja në burimet e rinovueshme të
energjisë, infrastrukturën energjetike dhe ruajtjen e energjisë. Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut
po bëhet një partner i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për projektet e mëdha energjetike, me
një kornizë të qartë rregullatore dhe qëllime ambicioze në tranzicionin energjetik.
Nga ana e Znj. Tripodi shprehu mbështetje për reformat energjetike të zbatuara nga vendi dhe
interes për thellimin e bashkëpunimit bilateral përmes projekteve dhe partneriteteve konkrete, si
në nivel institucional ashtu edhe në atë të biznesit.
Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se energjia është fushë strategjike për lidhjen e mëtejshme të
Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me mundësi të projekteve të përbashkëta në kontekstin e lidhjes
rajonale, tranzicionit në burime të pastra dhe zhvillimit të një rrjeti modern energjetik.