Stine flet për lidhjen e dikurshme me Roza Latin: Nuk kemi kontakte tani, por çdo kohë duhet respektuar
Këngëtari i njohur shqiptar, Stine, prej vitesh është pjesë e skenës muzikore me projekte të suksesshme dhe një stil të veçantë që e ka diferencuar në treg.
Përveç angazhimeve artistike, ai ka qenë herë pas here në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private, përfshirë lidhjet e mëparshme që janë komentuar gjerësisht në media.
Së fundmi, gjatë një interviste për “Andale”, Stine është pyetur për një nga romancat e tij më të përfolura në të kaluarën – atë me moderatoren Roza Lati.
lidhja e tyre daton që në vitin 2010, një periudhë kur të dy ishin mjaft aktivë në botën e shoubizit dhe marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e publikut.
I pyetur se si e kujton sot këtë lidhje, Stine u përgjigj me maturi dhe respekt.
“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar”.
Duke dhënë sinjale qartësisht të matura dhe të distancuara, ai theksoi se aktualisht nuk ka kontakt me Roza Latin, madje as miqësi.
“Nuk është se kemi kontakte, e as që jemi miq”, u shpreh këngëtari, duke treguar se lidhja ka mbetur thjesht pjesë e të kaluarës, pa ndonjë vazhdimësi në marrëdhënie personale.
Deklarata e Stines ka ngjallur kuriozitet tek publiku, sidomos mes atyre që e kanë ndjekur nga afër jetën e tij artistike dhe sentimentale ndër vite. Megjithatë, artisti tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë dhe fokusohet më shumë në projektet muzikore që ka në plan për të ardhmen.