SPGPM kërkon që rekomandimet dhe moti i nxehtë të vlejnë edhe për gazetarët dhe të mos organizohen ngjarje në ambient të hapur

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë u ka bërë thirrje pronarëve, menaxherëve dhe redaktorëve të mediave që të mos i dërgojnë ekipet e tyre në terren nëse nuk krijohen kushte për të mbrojtur kolegët e tyre nga vala e të nxehtit.

Në të njëjtën kohë, u bën thirrje faktorëve politikë dhe shoqërorë që të shmangin ngjarje në ambient të hapur, si dhe ngjarjet që kërkojnë qëndrim më të gjatë në hapësira ku temperaturat janë të larta.

“Propozojmë që ngjarjet e planifikuara më parë të rishikohen, të reduktohen ose të zhvendosen në vende ku ka kushte për punën e ekipeve mediatike”, thonë nga SPGPM.

Nga atje kërkojnë që nëse është i domosdoshëm raportimi i drejtpërdrejtë, gazetarët dhe punonjësit e mediave të pajisen në mënyrë të përshtatshme nga media e tyre, t’u sigurohet transporti dhe të ofrohen pije freskuese për të shmangur situatat në të cilat shëndeti i tyre do të rrezikohet.

Gjithashtu kërkojnë që ekipet gazetareske që raportojnë për zjarret të mbrohen në mënyrë adekuate, gjegjësisht atyre t’u sigurohen maska dhe syze mbrojtëse, ndërsa mediat të përpiqen të dërgojnë reporterë zëvendësues për periudha më të shkurtra kohore, veçanërisht kur bëhet fjalë për situata të rrezikshme në të cilat përhapen gazra toksikë nga zjarret.