Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39°C.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39°C
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare.
Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të kalojë 40°C.
Të dielën, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.