Skandal i ri në Tetovë – Bilall Kasami ka shitur parkingun publik për vetëm 190 mijë euro ndërsa vlera reale është 2.5 milionë EURO! (VIDEO -DOKUMENT)

Pas shitjes së Monopolit për vetëm 1 euro/m², kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shitur edhe këtë parking që shihni pas meje.

Portali TS ju ka siguruarkontratën e nënshkruar nga Bilall Kasami dhe kompania që e ka blerë parkingun, si dhe fletëpronësinë (Imoten Listin) e parcelës, e cila tashmë nuk është më publike, por pronë private.

Ky parking me sipërfaqe 2,986 m² është shitur me çmim prej 16,000 denarë për m², që përkthehet në rreth 800,000 euro. Por, sipas dokumenteve zyrtare, kompania me datë 28,02,2025 ka paguar vetëm 11.8 milionë denarë, që janë rreth 190,000 euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes kompensimit, i cili nuk është i përfshirë në kontratë. Pra, ekziston një marrëveshje jashtë kontratës, që nuk është transparente dhe bie ndesh me ligjin.

Ky është një skandal më i rëndë se ai i Monopolit, sepse pikërisht në këtë vend, vetë kryetari Bilall Kasami kishte premtuar se do të ndërtohej një parking me kate. Në vend të kësaj, parkingu u shit për vetëm 190,000 euro.

Portali TS e kishte pyetur muaj më parë Bilall Kasamin nëse parkingu ishte shitur, dhe ai u përgjigj “Jo”, duke mashtruar qytetarët e Tetovës.

“Nuk e kam shitur” është shprehur Kasami për TS.

Megjithatë, kontrata e nënshkruar nga vetë Kasami dhe dokumentet përkatëse tregojnë të kundërtën. Nënshkrimi i tij është i dukshëm në kontratë.

Në vitin 2020, ky parking ka qenë pjesë e një ankandi publik me vlerë 1.5 milion euro.

Sot, sipas tregut, vlera e tij vlerësohet të jetë ndërmjet 2 dhe 2.5 milion euro.

Por, Bilall Kasami e ka shitur për vetëm 190 mijë euro në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër – të paqartë – e ka lënë në “kompensim”, pa detaje të shkruara në kontratë.

Si u bë shitja?

Fillimisht, komuna ka bërë bashkimin e pronës publike me një pronë private, për të shmangur ankandin publik. Me këtë veprim, vetëm pronari privat ngjitur ka fituar të drejtën e blerjes, përmes një procesi të njohur si “doformuvanje” – praktikë që shpesh përdoret për të anashkaluar konkurrencën dhe për të favorizuar një blerës të caktuar.

Çfarë ka shitur Bilall Kasami gjatë mandatit të tij:

Monopolin – për vetëm 1 euro/m²

NPK-në – kompanisë austriake “Saubermacher”, çmimet për qytetarët janë rritur 5-fish

Ndriçimin publik – që ka sjellë një humbje prej 15 milionë euro në 15 vite

Parkingjet publike – që tani po privatizohen një nga një

Dhe tani, ka paralajmërime se do të shesë edhe ujin e pijshëm pas zgjedhjeve lokale./TS/

@tetovasot_official

Skandal i ri në Tetovë – Bilall Kasami ka shituir parkingun publik për vetëm 190 mijë euro ndërsa vlera reale është 2.5 milionë EURO!#TS #foryou #nevrijademi #Tetovë #viralvideos #viralvideos #news

♬ original sound – TetovaSot