Shpërthen zjarr i madh në një ndërtesë në Shkup, asfiksohen shtatë persona

htatë persona kanë thithur tym gjatë zjarri që shpërtheu sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën “Koço Racin” në Shkup i cili tashmë është shuar nga Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore, konfirmoi për MIA-n, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetin e Shkupit.

Zjarrfikësit ndërhyn me dy automjete për shuarjen e zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Koço Racin”, ndërsa për shkak të sipërfaqes së madhe është përfshirë edhe një automjet i zjarrfikësve.

“Ka shtatë persona të lënduar, me thithjen e tymit, menjëherë u thirrën ekipet mjekësore dhe u ofruan ndihmë. Zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar dhe shuar plotësisht”, deklaroi Tomevski.

Ekipet e MPB-së punojnë në konfirmimin e shkaqeve të zjarrit.