Shkup: Sulm ndaj polici në stacionin Kisella Vodë, arrestohet 47-vjeçari

Më 23 korrik 2025, rreth orës 14:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria V.B. (47) nga Shkupi, pasi ky i fundit është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor brenda ambienteve të stacionit.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në hapësirat e brendshme të stacionit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS