Shkup: Shpërthen zjarr në një objekt tregtar në bulevardin “Nikolla Karev”

Më 23 korrik 2025, rreth orës 18:10, në SPB Shkup është denoncuar shpërthimi i një zjarri në një objekt tregtar të vendosur në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup, në pronësi të A.L. (30) nga fshati Vizbeg, rrethi i Shkupit.

Zjarri përfshiu gjithashtu edhe fasadën e shtëpisë fqinje, në pronësi të F.Sh. (44) nga Shkupi. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit nga Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit – Shkup arritën të lokalizojnë dhe të shuajnë zjarrin, ndërsa ekipi hetimor i SPB Shkup kreu këqyrjen e vendngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të mundshme të zjarrit.TS