Shkup – 29-vjeçari nën hetim për posedim dhe shpërndarje të marihuanës

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.A.J. (29) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 01.12.2024, gjatë një kontrolli policor në Shkup, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë si dhe një thërrmuese me mbetje të lëndës narkotike. Rasti është dokumentuar dhe janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.TS