Dje me rastin e samitit të Shkupit, Edvini dhe Albini, kanë përfituar nga rasti për të defiluar nëpër çarshinë e Shkupit apo të shoqëruar me militantë të krahut tjetër, ku secili në krah të miqve të tyre la të kuptohej sesi njëri krah ka mbështetje nga Edvini dhe tjetri nga Albini.
Kështu, të dy taboret e politikës në “državën Severna” si prioritet kanë përfitimet dhe mbështetjet që vijnë nga Edvini dhe Albini ndaj secilit krah, me rastin e zgjedhjeve komunale dhe jo mirëqënia e shqiptarëve apo diniteti i përdhosur shqiptar.
Nëntori gjithsesi do të vij, por pa ndonjë ndryshim, ku integristët dhe Fronti Europian pritet të fitojnë shumicën e komunave me shumicë shqiptare, por që kjo fitore nuk mjafton për t’ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve të trajtuar si pakicë pa gjuhë shqipe, por vetëm si nomadë pa identitet.
Ndërsa partitë politike shqiptare krekosen para militantëve të tyre për ndryshimin që do të vijë çdo ditë e më shumë dhe broçkulla të tjera pa fund, despoti Micko nuk dorëzohet por përkundrazi, ka drejtuar timonin drej Beogradit, duke shmangur Brukselin nga eurointegrimet.
Humbësi i madh i këtij samiti ishte “država Saverna” me despotin Micko ku të cilit iu tha qartë: Pa ndryshimet kushtetuese nuk ka negociata me BE-në!
Ndërsa në kampin vredist për këtë dekleratë të hidhur të komisioneres Kos, mbretëroi heshtja dhe zhgënjimi, pasi premtimet dhe zotimet e tyre të para një viti kryekomiti Micko i gjuajti në koshin e plehrave.
Medai Shaholli