Rusia kryen sulme ajrore ndaj Kievit, të paktën 2 të vrarë dhe 16 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të ushtrisë ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, transmeton Anadolu.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi nga llogaria e tij në Telegram njoftoi se rusët kryen një sulm ajror kundër vendit të tij.

Ai thekson se objektivi kryesor i sulmit ishte Kievi ndërsa sulme u kryen edhe në rajonet Kharkiv, Poltava, Chernihiv, Sumy dhe Kirovograd të vendit.

“Dy persona humbën jetën në Kiev për shkak të sulmeve ajrore ndërsa 16 të tjerë janë plagosur”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas deklaroi se ushtria ruse përdori 18 raketa, përfshirë raketa balistike dhe rreth 400 dronë në sulm. “Kjo tregon qartë se terrorizmi rus po rritet”, tha ai.

Zelenskyy u bën thirrje aleatëve të tij t’u përgjigjen sulmeve të Rusisë me sanksione. “Partnerët duhet të jenë më të shpejtë në investimet në prodhimin e armëve dhe zhvillimin e teknologjisë”, shtoi ai.