Rezervat valutore të Kinës shënuan rritje në qershor

Rezervat valutore të Kinës arritën në total mbi 3.3 trilionë dollarë amerikanë në fund të qershorit, duke u rritur me 32.2 miliardë dollarë amerikanë, ose 0.98 për qind, krahasuar me fundin e majit, treguan të dhënat zyrtare të hënën, citon “Xinhua”.

Në qershor, indeksi i dollarit amerikan ra, ndërsa çmimet globale të aseteve financiare në përgjithësi u rritën, për shkak të faktorëve të tillë si politikat makroekonomike në ekonomitë kryesore dhe perspektivat për rritje ekonomike globale, njoftoi Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor.

Sipas administratës, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rritet vazhdimisht, duke ruajtur një vrull të fortë zhvillimi që mbështet stabilitetin e përgjithshëm të rezervave valutore të vendit.