SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.N. (65) nga fshati Reçicë e Vogël, rrethi i Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”.
Ngjarja ka ndodhur më 19 maj 2025, në rrugën rajonale që lidh Tetovën me fshatin Volkovijë. Sipas raportit policor, i dyshuari, duke drejtuar një automjet pasagjerësh të markës “Audi”, ka refuzuar të respektojë urdhrin e dhënë nga një nëpunës policor në detyrë, duke penguar qarkullimin në një kryqëzim të zonës.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore për procedura të mëtejshme ligjore.