Futbolli evropian është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë.
Dyshja humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, pas një shpërthimi të gomës.
Diogo Jota, vetëm 27 vjeç, ka lënë gjurmë të pashlyera në disa prej klubeve më të njohura në të cilat ka luajtur gjatë karrierës së tij: FC Porto, Atlético Madrid dhe Wolverhampton Wanderers. Pas lajmit të kobshëm, të tre klubet kanë reaguar me mesazhe prekëse për të nderuar kujtimin e tij.
We are heartbroken.
Diogo was adored by our fans, loved by his teammates and cherished by everyone who worked with him during his time at Wolves. The memories he created will never be forgotten.
Our hearts go out to the family, friends and loved ones of Diogo and his brother,… pic.twitter.com/MqMlp7o44M
— Wolves (@Wolves) July 3, 2025
Wolverhampton Wanderers, klubi ku Jota shkëlqeu në Ligën Premier para se të transferohej te Liverpool, shkruan:
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Diogo ishte i adhuruar nga tifozët tanë, i dashur nga bashkëlojtarët dhe i çmuar nga të gjithë ata që punuan me të gjatë kohës së tij te Wolves. Kujtimet që ai krijoi nuk do të harrohen kurrë. Zemrat tona janë pranë familjes, miqve dhe të afërmve të Diogos dhe vëllait të tij, Andre. Do të na mungoni vërtet shumë dhe do të kujtoheni gjithmonë.”
El Atlético de Madrid está conmocionado por la trágica noticia del fallecimiento de Diogo Jota, ex jugador del club, y su hermano André.
Enviamos nuestro más sincero pésame a su familia y seres queridos.
Descansen en paz. pic.twitter.com/MQaelutaFh— Atlético de Madrid (@Atleti) July 3, 2025
Atletico Madrid, ku Jota kishte luajtur në sezonin 2016-17, reagoi me një deklaratë të shkurtër, por emocionuese:
“Atletico de Madrid është i tronditur nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, ish-lojtar i klubit, dhe vëllait të tij Andre. I dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. Pushofshin në paqe.”
O Futebol Clube do Porto está de luto.
É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolências à família e amigos do Diogo Jota e irmão André Silva, que também foi nosso atleta nos escalões de formação.
Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z
— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025
Ndërkohë, Porto, ku Jota është rritur si futbollist në akademinë e klubit dhe ka debutuar profesionalisht ka reaguar gjithashtu:
“Futebol Clube do Porto është në zi. Me tronditje dhe dhimbje të thellë i dërgojmë ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, i cili gjithashtu ka qenë një sportist i yni në nivelet e moshave. Pushofshin në paqe.”
Në këto momente të rënda për futbollin dhe më gjerë, bota e sportit është bashkuar në dhimbje, duke kujtuar jo vetëm një lojtar të shkëlqyer, por edhe një njeri të dashur dhe të respektuar në fushë dhe jashtë saj.