Ranë nga lartësia e një objekti në ndërtim, humbën jetën dy punëtorë në Gjakovë

Dy punëtorë kanë vdekur pasi kanë rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Gjakovë.

Lajmin për portalin RTV21 e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, ka thënë Elezaj.

Ai ka thënë se njësitet relevante të Policisë kanë dalë në menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore më qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.