Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yılmaz Tunc, njoftoi se Prokuroria e Stambollit ka nisur hetim penal ndaj një reviste satire që publikoi një karikaturë të Profetit Muhamedit, përcjell TV21. Hetimi po zhvillohet në bazë të nenit 216 të Kodit Penal Turk për “fyerje të hapur të vlerave fetare”, raporton Anadolu.
Ministri theksoi se asnjë liri nuk e justifikon fyerjen e personaliteteve fetare dhe se karikatura e Profetit Muhamed dëmton jo vetëm ndjenjat fetare, por edhe paqen shoqërore.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya bëri të ditur se autori i karikaturës, D.P., është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ai e quajti aktin një provokim të ulët dhe theksoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Raportohet se për rastin, deri tani janë ndaluar së paku katër persona.