Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, e priti në takim z. Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i Open Gov Hub AI, si dhe profesorët e njohur që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Fatos Selita dhe Prof. Yulia Kovas.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimi i mundësive për vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kërkimet shkencore, realizimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve.
Vizita e profesorëve nga Britania e Madhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të Universitetit të Tetovës në rrjetin akademik ndërkombëtar dhe konfirmon angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me institucione të njohura arsimore në nivel global.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!
- Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy motra
- ASh: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan
- Listat e pavarura, KSHZ me vendime shtesë nëse ka inflacion zgjedhor
- 510 foshnje të lindura në Tetovë këtë vit! Rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar
- Zjarr i madh në Kumanovë: Digjën vetura, kamionë, autobus, rimorkio dhe minibus
- MPB: Tre persona janë ndaluar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, nuk respektuan as shpejtësinë e lejuar të lëvizjes
- KOSOVË / KFOR-i bëri 80 ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna
- Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë
- Mucunski në takim pune në Bruksel, në fokus axhenda refomuese e vendit dhe hapat e mëtutjeshëm në procesin a aderimit në BE