Presidenti i Republikës gjithashtu duhet të ketë për obligim që të përkujdeset edhe për brengat hallet dhe problemet e qytetarëve
Ejup Berisha
Po të më pyesnin njerëzit se cila është dëshira ime e fundit në kë
të jetë unë pa kurrfar hamendjesh do të përgjigjesha kështu. Dua të jemë President Republike. Pra edhe po të më pyesinin edhe njemilion herë përgjigja ime do të ishte e njejtë apo e pandryshuar. Dua te jemë President shteti. Jamë i vetedijshëm se disa prej njerëzve do të më përqeshnin dhe gjithashtu e di se shumica do të më thonin se kush nuk do ta donte ketë pozitë më të lartë politike apo dhe cili nuk do të dëshironte të ishte i pari i shtetit. Por unë sërish për veten time do të vazhdoja të thoja se me të
vërtetë dua
të jemë faktori politik N-1 në shtet apo i pari i të.gjithë qytetarëve në teritorin ku shtrihet sovraniteti dhe integriteti teritorial i RMV-së. Pra kjo është njëra prej dëshirave të mia më të mëdha e të fundit dhe po të më realizohej e njejta përfundimisht do te isha mëse i plotësuar si njeri në këtë pjesë të mbetur të jetës time. Më tej po të isha unë President Republike asnjë fëmijë nuk do të ishte i mërzitur, i palumtur dhe i pikëlluar. Këto qenie të ndjeshme dhe të lëndueshme njerë zore mendoj se e meritojnë kujdesin dhe brengën maksimale nga të gjithë individët e rritur që fatkeqsishtë nuk e kanë jo vetëm te ne por edhe gjetiu nëpër shtetet e tjera të botës. Pra ripërsëris Unë po të isha i pari në shtet jo vetëm fë
mijët por gjithashtu edhe asnjë qytetar çoftë i gjinisë femërore apo dhe mashkullore nuk do të ishte i ngarkuar me halle, me derte dhe me brenga të shumta. Të jeme i qartë jo se unë do të arrija tua fshij apo dhe tua eliminoj ato qytetarëve por me mua në timonin e Republikës nuk do të kishte më halle, brenga dhe derte të pazgjidhshme, të patejkalueshme apo dhe të lëna pezull mbi supet e qytetarëve. Për këtë arsye do të mundohesha që ti shtoj kontaktet dhe takimet me qytetarët duke e pasur parasyshë atë thënien e zakonshme dhe të shpeshtë të cilën e kanë përdorur dhe e përdorin të gjithë Presidentët e Republikës Citoj: Unë jamë President i të gjithë qytetarëve në shtet. Një President pavarsisht mënyrës se si zgjidhet në postin e tillë shtetror athua në Kuvend me vota të deputetëve Republikan apo dhe në zgjedhje dorekte me votat e qytetarëve duhet të ketë kontakte rregullta dhe më të shpeshta me qytetarët. Posaqerisht Presidenti i zgjedhur në zgjedhje direkge me vota të qytetarëve duhet ti hapë dyert e Kabinetit Presidencial cep me cep dhe i njejti apo e njejta duhet më shpesh të kontakton me qytetarët.Kjo për faktin se ata në postin më të lartë shtetror vijnë me votat e qytetarëve por edhe benificionet dhe të mirat e shumta që i kanë sa janë në post të njejtët i kanë gjithashtu nga qytetarët.Ne kemi raste kur Presidentët e Republikës shpesh ngurrojnë që të kontaktojnë dhe të takohen me qytetarët e kjo më së shumti ndodhë me tendenca te anashkalimit të tyre e jo për mungesë kohe të lirë të Presidentëve. Të mos keqkuptohem ka edhe shumë shpesh çaste kur Presidentët janë tepër të nxënë me punë, aktivitete dhe angazhime kushtetuese dhe ligjore që i përkasin Presidentit, por ka edhe ditë kur ata nuk kanë edhe aq shumë pune aktivitete dhe angazhime të mëdha, prandaj kjo kohë pak më e relaksuar e tyre duhet të plotësohet me kontaktet e tyre si President Republike me qytetarët. Unë psh e njoh Presidenten e tanishme të Republikës së Maqedonisë
së Veriut Z.nj Gordana Siljanovska Dafkova të cilën e kisha edhe mundësinë dhe përparsinë që ta kemë edhe Profesoreshë në Fakultetin Juridik në Shkup. Ky realitet dhe fakt duhet të jetë një përparsi dhe mundësi që unë me të të mund të takohem pa pengesa e jo kjo gjë të jetë e pamundur, kuptohet poqëse Presidentja dëshiron që ta vërteton thënien e famshme se është e të gjithë qytetarëve. Pra ajo duhet të gjej kohe të lirë edhe për mua sikurse që duhet të ketë kohë dhe vullnet për takim edhe me qytetarët e tjerë të RMV-së.
.