Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve në qytetin e Suharekës.
Dje në orët e para të mëngjesit një burrë u gjet pa shenja jete.
“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.
Ndërkaq, në një rast tjetër, policia tha se në rrethana të panjohura ka vdekur një grua dje po ashtu në Suharekë.
“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net