Policia bastis shtëpinë e një personi në Dibër, I gjen pistoletë dhe fishekë të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër S.T. (39) nga Dibra për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve, municionit ose lëndëve shpërthyese”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Dibër gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Pietro Bereta” me kalibër 7.65 milimetra dhe 66 fishekë, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.TS